E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, besnikët e Asadit vrasin 40 dezertorë

Të paktën 40 ushtarë  sirianë, të cilët kishin dezertuar, kanë mbetur të vrarë sot në një shkëmbim zjarri me forcat besnike të persidentit Bashar Al Asad në periferi të Damaskut, në afërsi të aeroportit ushtarak Dumayr.

Lajmin e japin burime nga Komiteti i Koordinimit Lokal, platforma kryesore e aktivistëve kundër regjimit. Një burim i këtij komiteti, përgjegjës për zonën e Damaskut, i ka thënë televizionit Al Jazeera se dezertorët u vranë në një përleshje me armë mes ushtrisë dhe milicisë besnike të Asadit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›