E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Raporti, skaner; Basha e Mediu përpara drejtësisë

Gjatë një reagim publik për raportin e publikuar një ditë më parë nga Komisionit Evropian, kreu socialist tha se ky raport përbënte një skaner të problemeve të Shqipërisë.

 “E konsiderojmë këtë dokument si skanerin më të mirë për këdo që dëshiron të diagnostikojë problemet e vendit tonë”, tha Rama pak minuta më parë. Sipas tij, familja në pushtet nuk është në gjendje të luftojë korrupsionin në vend.

Gjithashtu, Rama tha se raporti theksoi që zgjedhjet e 28 qershorit nuk përmbushën standardet për një vend anëtar të NATO-s. Ai ka kërkuar edhe një herë transparencën e votës, sipas të cilit hapja e kutive është një kusht pa kompromis.

“Ne bashkohemi me konstatimet me qëndrimet alarmante, si uzurpimin e drejtësisë, shkatërrimin e kapaciteve administrative, mediave, etj. Ne e ringrëmë zërin për faktin që familja në pushtet, e ka të pa mundur për të nxjerrë vendin nga harta e korrupsionit dhe krimit të organizua”, tha më tej shefi i opozitës.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›