E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Refuzojme rrugen e dhunes une do te kryesoj demonstraten

Edi Rama konference

Tirane 27 janar 2011 NOA- Update Ne vijim te fjales se tij para mediave kreu i opozites Edi Rama shprehu keqardhje per shkresen e drejtorise se Policise se Qarkut Tirane qe sipas tij tregon keqperdorimin e policise se Rendit.

Ne nuk e kemi ngaterruar dhe as nuk e ngaterrojme keqperdorimin e shkaktuar permes nje grushti drejtuesish qe kane braktisur kornizen e ligjit me gjithe policet dhe shefat dhe me kedo qe nen uniformat blu eshte nje sherbetor i shtetit dhe i qytetareve cdo polic duhet te ndieje te gjithe respektin dhe dhembshurine tone per te gjitha sakrificat e jetes se tij. Sakrificat e nje ekonomie te marre peng te cilitdo qe nuk jeton ne oborrin e kusareve dhe matrapazeve dhe te tille jane te gjithe policet Shqiperise tha Rama.

Ai nenvizoi se kete apel perpara demonstrates-homazh te dites se neserme te perserisja dhe njehere me vendosmeri dhe me bindje te thelle se paqja eshte ajo qe sheron cdo plage dhe se permes rezistences paqesore jo vetem mund te fitohen lirite dhe te drejtat e fituara dhe te kercenuara por me teper se kaq vetem me proteste paqesore lirite jane te pamohueshme paqja sheron dhuna hap plage te reja per te mbyllur plage te vjetra.

Sipas tij demonstruesit besojne te paqja dhe refuzojne cdo lloj dhune ashtu sikurse refuzojne cdo deshperim te shprehur permes dhunes.

Ne kundershti me protesten e 21 janarit Rama theksoi se Une do te jem ne krye te demonstrates-homazh ne respekt te familjareve te viktimave te cilet do te marrin gjithashtu pjese per tiu bere njerezve te tyre te zemres bashke me gjithe Shqiperine nje nderim te posacem dhe padyshim ashtu si neser edhe ne vijim une bashke me te tjeret do te jemi ne krye te manifestimit dhe rezistences paqesore.

Ne mbyllje kreu i opozites dhe iniciatori i demonstrates se pergjakur qe shkaktoi tre viktima Edi Rama tha se Nuk ka asnje gjase qe ne ti jepemi rruges se dhunes dhe as te kerkojme ndonje qoshe te frikes.

a.y/NOA

Tagsdemonstrate edi rama homazh PartiA Socialiste

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›