E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Nesër afirmojmë natyrën paqësore

Kreu i opozitës Edi Rama, në një deklaratë për shtyp, lëshoi apelin se nesër do të mbahet një demostratë homazh për nder të tre viktimave të 21 janarit, e cila nuk do të ketë lidhje me dhunën.
 

“Shprehim vullnetin e palëkundur dhe bindja jonë e padiskutueshme është që jo vetëm demostrata homazh e ditës së nesërme por e gjithe rruga e zeistencës sonë paqësore nuk do të ketë lidhje me asnjë lloj forme të dhunës. Ne besojmë tek drejtësia e kësaj përpjekje, ne besojmë të domosdoshmeria për ti dhenë fund krizave, duke e bërë më të vështirë jetën në vendin tonë, për të gjithë ata që nuk jetojnë në oborrin e kusarisë dhe matrapazllëkut”.
 

Rama, lëshoi sërish thirrje për të gjithë ata qytetarë të cilët do ti bashkohen kësaj demostrate e cila do të nisë në orën 14:00 nga ura e Lanës tek hotel Dajti dhe deri tek kryesia e Kuvendit, kjo për ti dhënë fund oborrit të pushtetit të matrapazëve.
 

“Dua ta përsëris apelin për të gjithë ata që dëshirojnë në jenë në këtë demostratë homazh, një apel për të mos harruar për asnjë çast të vetem se nesër është dita e atyre tre burrave të varfër e te ndershëm që nuk janë më mes nesh, dhe është koha për të nderuar kujtimin e tyre, në sytë e mbarë botës e cila o të ndjekë të gjithë ceremoninë, kudo në Europë e gjerë”.
 

“Robat e zisë, lulet e kujtimit dhe të nderimit, qirinjtë e lutjes për një Shqiperi më të mirë, janë tipret e patjetersueshme të asaj që ne së bashku do të bëjmë nesër duke riafirmuar natyrën paqësore të rezistencë sonë dhe të gjitha ato parime e vlera që na bashkojnë” tha më tej Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›