Rama: Rezistenc, kurajo dhe durim

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i pritur mes ovacionesh nga mbështetësit e opozitës që kanë mbushur bulevardin 'Dëshmorët e Kombit", deklaroi se ajo cfarë kërkohet sot është një Shqipëri Europiane me qeverisje të zgjedhur nga populli.
"Nuk është greva jonë e urisë shkaku që ka sjellë thellimin e krizës,apo mungesën e normalitetit në vend", theksoi Rama.
Kreu socialist kërkoi nga protestuesit që të thërrasin njëzëri kërkesën e hershme të opozitës për pushtetarët "Hapni kutitë!"
"Rezistencë, kurajo dhe durim. Vetëm kështu do ta fitojmë betejën tone për transparencën e zgjedhjeve, pa thyer asnjë xham dhe pa këputur asnjë lule. Varfëria është armiku ynë dhe nuk mund të jemi kaq të varfër sa t'i drejtohemi dhunës si mjet për kauzën tonë", u shpreh Rama.
Kreu socialist i bëri thirrje drejtuesve të policisë që të mos shkelin të drejtat e protestuesve duke zbatuar urdhërat e pushtetit.