E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjela:Berisha të pranojë kompromisin

Sot në tryezën e këtij kryeministri është hedhur kompromisi i propozuar nga SHBA-ja, BE-ja dhe OSBE-ja dhe nuk nuk pranon kompomisin e epiqëndrës perëndimore".
Kështu është shprehur kreu i PLD-së Spartak Ngjela në protestën e opozitës në bulevardin "Dëshmorët e kombit".
Sipas tij kryeministri Berisha shkelmoi kompromisin e artë nga perëndimi për transparencën e zgjedhjeve.
"Berisha të pranojë kompromisin që i ka ofruar bërthama e kulturës perëndimore dhe të japë një përgjigje sot nëse e pranon apo jo këtë kompromis" theksoi Ngjela.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›