Rama: Rezoluta, këmbanë alarmi për qeverinë

Rezoluta e PE-së ishte një pasqyrë realiste e gjendjes së vendit dhe një këmbanë alarmi për qeverinë për t'i dhënë zgjidhje krizës. Kështu është shprehur Kryetari i PS-së Edi Rama në bashkëpunimin me gazetarët duke theksuar se ai shpreh shqetësimin e thellë për atë çka është nënvizuar me miratimin e të dyja palëve për krizën në Shqipëri.
Rama duke analizuar të katërta amendamentet e rezolutës së PE-së për Shqipërinë theksoi se Parlamenti Europian për herë të parë ka mbajtur një seancë të posaçme për krizë politike në vend. Sipas tij në amendamentin e parë që u votua me shumicë të madhe theksoi se aty nënvizohet qartë se është koha për të gjetur zgjidhje për krizën politike në Shqipëri.
Gjithashtu sipas tij në amendamentin e dytë është nënvizuar qartë se zgjedhjet duhet të heton dhe duhet të ngrihet një komision hetimor për të hetuar zgjedhjet e 28 qershorit.
"PE-ja përshëndet përpjekjet e të dyja palëve për liberalizimin e vizave dhe se propaganda e qeverisë se gjoja opozita po përpiqet për të penguar është thjesht një vrimë në ujë" theksoi më tej Rama.
Më tej Rama i bëri thirrje kryeministrit Berisha që t'i japë zgjidhje krizës duke theksuar se është e kotë që ai të zvarrisë çështjen e transparencës.
"është e kotë çdo përpjekje për ta zvarritur çështjen e transparencës për ta tkurrur objektin e çështjes së zgjedhjeve dhe për të fituar kohë me mendimin se ne do të tërhiqemi nga kauza jonë" theksoi Rama duke shtuar se opozita nuk do të tërhiqet asnjëherë nga beteja e transparencës.
Ndërkohë Rama duke iu referuar edhe zgjedhjeve vendore theksoi se opozita nuk ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje.
"Ne nuk e kemi thënë këtë dhe sot përsëris se ne do të jemi përballë të vendosur deri në fund që në Shqipëri të fitojë demokracia dhe liria e votës" theksoi Rama.