E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: RENEA, shkollë elitare në përgatitjen e oficerëve të policisë

RENEA është çertifikuar tashmë si një shkollë e përgatitjes elitare të oficerëve të Policisë së Shtetit. Kjo do të sjellë edhe transferimin e përvojës, dijeve dhe përgatitjes operacionale taktike nuk do të ndalet vetëm me strukturën e operacioneve speciale për Qarkun e Tiranës, por do të shtrihet në struktura të tjera në të gjithë vendin. Kështu ka deklaruar Ministri i Brendshëm Lulzim Basha në repartin RENEA, ku 35 efektivave të strukturës së operacioneve speciale të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë janë trajnuar nga punonjësit e këtij reparti.
Për të treguar trajnimin dy javor, në këtë repart efektivat demonstruan aftësitë e fituara gjatë trajnimit në qitje, operacione për arrestim personash dhe operacione në raste pengmarrjesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›