E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Rilindja ekonomike nis nga clirimi i sipermarrjes

Në tryezën e Partisë Socialiste për sipërmarrjen, kryetari Edi Rama deklaroi se sipërmarrësi nuk ka arritur që të marrë vlerësimin që meriton, ndërsa ftoi këtë kategori që të japë kontributin e saj ne programin e PS për ekonominë.

"Pa një bashkëpunim me sipërmarrjen, Shqipëria nuk mund të dalë nga kriza", tha Rama, duke shtuar se rilindja ekonomike fillon nga çlirimi i sipërmarrjes.

Kreu i PS-së shtoi se në themel të ripërtëritjes ekonomike, vendit i duhet partneriteti me sipërmarrjen. "Qeveria jonë do të ulet me sipërmarrësit përpara çdo hapi.Ne duam ta bëjmë bashkë më sipërmarrësit projektin e rimëkëmbjes ekonomike", tha Rama.

Kryetari socialist theksoi se Partia Socialiste kërkon uljen e barrës së jetesës dhe heqjes se TVSH-së, ndërsa u shpreh se qeveria nuk mund t'u kërkojë sforco të reja konsumatorëve shqiptarë.

"Do të mbështesim të gjitha ato nisma e kontrata koncesionare të bëra sipas ligjit dhe do të shfuqizojmë kontratat për ata që nuk kanë respektuar rregullat", tha Rama.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›