E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Rivaliteti mes nesh nuk na ben keq

Te tjera rreth shkrimit TIRANE ndash Ne fillimin e mbledhjes se Asamblese Kombetare kryetari i PS-se Edi Rama e ka cilesuar kete forum si Asmableja e betejes se ardhshme zgjedhore qe do coje dere me dere programin e ri te PS dhe do te jetesoje reformen e re organizative te partise.
Fjalekyci i Asamblese deri ne diten e numerimit te votes se fundit te shqiptareve ne zgjedhjet e ardhshme eshte territori.
Une propozoj ngritjen e komiteti per territorin adaptim i modelit te konservatoreve angleze.
Ai jep ze ne prani te kryetarit te PS apo kryeministrit te ardhshem te qeverise shqetesimit te qytetareve. Eshte hallka qe nuk shkeput partine ose drejtuesit e saj nga territori dhe njerezit tha kryesocialisti.

Sipas Rames viti 2012 do jete viti i shtjellimit te programit te ri politik te partise. Ai komentoi edhe kritikat drejtuar nga ata qe njihen si kundershtaret e Rames ne drejtimin e PS-se.

Problemi yne nuk jane rivalitetet mes njeri tjetrit port te berit keq ndaj njeri tjetrit ne te gjitha nivelet. Nuk duhet te shkaterrojme gjithcka per shkak te rivaliteteve te shendetshme.
Duhet te kuptojme se duhet te bejme punen tone perpara se te shohim punen e tjetrit. Betejen e re do ta fitojme te githe se bashku ndaj ta bejme realitet programin pa humbur kohe me kundervenie te padobishme. Dhe ketu e kam fjalen per te gjithe ne tha Rama ne Asamblene e PS-se.

Kryesocialisti tha se vetem organizimi i mire i partise se drejtuar prej do te jete celesi i suksesit.

Ka nga ata qe e shohin Ilir Meten si nevoje. Ilir Meta eshte pjese e pushtetit. Ai e ka bere zgjedhjen e tij dhe nuk kemi cti themi per sa kohe ai e ka bere zgjedhjen. Jemi te mjaftueshem per te shkuar ne cdo dere dhe per ti folur cdo zemre deklaroi kreu i opozites.

Qellimi yne eshte largimi perfundimisht i duarve te partive politike nga kutite. Kemi 12 prioritete per te plotesuar si vend dhe Evropa e nis nga zgjedhjet. Sidomos nga zgjedhjet ne Tirane. Saliu eshte i palekundur ne fjalen e tij fajin e ka opozita. Por ne do te vazhdojme te tregojme te kunderten tha Rama ndersa prezantoi grupet e punes per prezantimin e programit ku mes drejtuesve jane edhe Andis Harasani dhe Marko Bello.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›