Rama: Rruga Pogradec-Tushemisht-Doganë, investim që çliron potencialin e madh turistik

TIRANË, 19 korrik /ATSH/ Puna në kantierin e rrugës Pogradec-Tushemisht-Doganë, Loti 2 po vijon pa u ndalur.
Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga kantieri i këtij segmenti, i cili përmbledh edhe unazën e fshatit Tushemisht nga burimet e Zagorçanit.
Rama u shpreh se ky është një investim që do të shërbejë, jo vetëm për lëvizshmërinë e banorëve, por edhe për të çliruar potencialin e madh turistik që ofron kjo zonë e Shqipërisë.
Projekti financohet nga qeveria dhe Banka Botërore nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit me vlerë afërsisht prej 3.5 milionë dollarë.
Rruga ka gjatësi 4.2 km, degëzimi i fshatit Tushemisht 720 m, dhe përfshin infrastrukturë ndriçimi, parkime publike, korsi biçikletash dhe elementë të tjerë të mobilimit urban, duke krijuar me realizimin e plotë të projektit, aksesin e duhur për banorët e zonës dhe vizitorët vendas e të huaj.
1 nga 7/r.e/