Rama: S
Oli Xhilaga
Nje feste e 16-vjetorit te Forumit Eurosocialist, ku per cudi munguan themeluesit e tij. E nese do te behej nje krahasim mes pervjetoreve te shkuar, duhet theksuar se vertet ndihej mungesa e organizimeve te bujshme, me kujdesin e tepruar qe gjithcka te ishte perfekte, e ku mbi te gjitha te mos mungonin dhe surprizat. Megjithate, kjo feste modeste ishte konceptuar si nje aktivitet, ku 16-vjetori do te kalonte vetem permes deklaratash dhe pershendetjesh, nga drejtuesja aktuale e ketij forumi, Megi Altyreza dhe eksponente te Partise Socialiste, pa harruar ketu kryetarin socialist, Edi Rama. Nder drejtuesit e Forumit Eurosocialist ishte Pandeli Majko, nderkohe qe ish-kryetaret Ilir Meta, Ilir Zela, Monika Kryemadhi dhe Gjergj Koja munguan ne kete aktivitet, madje emrat e tyre as qe u permenden gjate fjalimeve te mbajtura. Drejtuesit aktuale te ketij forumi konfirmuan se te gjithe ish-drejtuesit e FRESH-it kishin ftesa per kete 16-vjetor, nderkohe qe vete keta ish-drejtues mohuan te kene marre nje ftese per pjesemarrje.
Nen nje mesazh per te gjithe te rinjte dhe te rejat shqiptare, kryetari i PS-se, Edi Rama, shpalosi misionin e tij, per te ndryshuar Shqiperine. Por jo si politikan, por si qytetar i ketij vendi.