E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthimi i furres, 3 ne pranga

Fatos Salliu
ELBASAN - Dy pergjegjesit turq te furres se shkrirjes ne Uzinen e Prodhimit te Celiqeve dhe nje inxhinier shqiptar jane arrestuar dje, ne vijim te hetimeve te nisura per zbulimin e shkaqeve te shperthimit. Murat Xhemal Filiz, 33 vjec, me shtetesi turke, ne detyren e mirembajtesit te makinerive te fabrikes, Afem Unlu, 47 vjec, me shtetesi turke, ne detyren e pergjegjesit te furres se shkrirjes ku ka ndodhur ngjarja dhe Engjellush Zaimi, 47 vjec, me banim ne Elbasan, me detyre inxhinier i sigurimit teknik per fabriken, akuzohen se kane neglizhuar kontrollin periodik te furres, duke lejuar qe te ndodhte edhe ngjarja e rende.
Drejtori i Policise se Qarkut te Elbasanit, Arben Hyseni, tha dje se policia arrestoi ne flagrance pergjegjesit e furres, duke i lejuar Prokurorise qe te nise hetimet per kete ceshtje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›