Rama: Sa më shumë të rinj në politikën tonë

Rama në Twitter
LUSHNJE- Kreu i Partisë Socialiste, ndodhet sot në Lushnje në takim me të rinjtë e këtij qyteti që janë pjesë e FRESSH-it. Mëngjesin e sotëm Rama shkruan në Twitter se; Re-FRESSH ne Lushnje me te reja e te rinj qe tek politika gjejne hapesiren e tyre ne lufte me keqarsimimin,papunesine e degradimin social.
Në një mesazh të pak minutave më vonë, Rama shprehet se politika e socialistëve do të përqëndrohet në duart e sa më shumë të rinjve, grave e familjeve te zakonshme te ketij vendi, siç thotë ai, ne betejen e tyre me varferine.
Programi per nje Rilindje Shqiptare instrumenti me i sigurt i ndryshimit ne kushtet e zallahise morale e te politikes se arsyes se humbur.- thekson Rama.