Kacin: Marrëveshja, fund bllokadës së Kosovës
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit dhe ka vlerësuar se ky është inkurajim për afrimin e shteteve tjera ballkanike drejt Bashkimit Evropian.
Nuk dyshoj se ministrat do ta përshëndesin këtë marrëveshje, ndërsa vendimi final do të merret në samit, thuhet në njoftimin për media të Kacinit.
Ai ka thënë se edhe Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian po ashtu përshëndet përparimin e arritur.
Kacin ka thënë se është bërë përparim i rëndësishëm sepse i është dhënë fund bllokadës së njëanshme të Kosovës në skenën ndërkombëtare nga ana e Serbisë.
Ai tha se pret që kjo marrëveshje të ketë ndikim pozitiv edhe në Bosnje, e cila është e vetmja në rjaon, krahas Serbisë që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. / Gazeta Express