E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Sala ndihmë të çmuar paralelisht me angazhimin e mëtejshëm ndërkombëtar

TIRANË, 2 shtator/ATSH/ Kryeministri Edi Rama falënderoi sot prof. Evis Salën për përkushtimin dhe profesionalizmin e saj gjatë kohës që mbajti detyrën si ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

“Një falënderim i përzemërt për Profesore Evis Salën, e cila me përkushtimin dhe profesionalizëm dhe kontributin e saj në qeverinë tonë si ministre e shëndetësisë për programin e ri të reformave, ndërkohë që do të vazhdojë të jetë një ndihmë e çmuar paralelisht me angazhimin e mëtejshëm ndërkombëtar”, theksoi Rama, në një postim në rrjetet sociale.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala njoftoi sot dorëheqjen nga ky post, që e mbante prej një viti, për shkak të angazhimeve ndërkombëtare në fushën e saj të ekspertizës: onkolologji – inteligjencë artificiale – inovacion.

Në reagimin e saj Sala i shprehu mirënjohjen kryeministrit Edi Rama për besimin dhe mbështetjen, si dhe çdo mjeku, infermieri, profesionisti dhe punonjësi të sistemit të shëndetësisë e mirëqenies sociale që punoi çdo ditë për ta bërë sistemin më të mirë.

/k.s/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›