E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Saliu premton çertifikata pronësie, në 8 vjet vetëm rrëmbeu prona

Kreu i Partisë Socialiste është shprehur i sigurtë tashmë se nuk ka mbetur shqiptar që të mund të besojë sipas tij përrallat dhe premtimet boshe të lidershipit të së djathtës, kryemisnitrit Sali Berisha. Gjatë një mitingu elektoral në Cërrik, ku dhe prezantoi kandidatët socialistë për deputetë, Rama tha se zgjedhja në 23 qershor është e qartë, mes një pushteti në qafë dhe një qeverie socialiste që do të jetë në krah të qytetarëve.

A ka shqiptarë tia besojë me xhepin e vet Saliut, dhe kësaj qeverie që ka 8 vjet që gërryen dhe shpon xhepat e shqiptarëve? Kanë zbrazur po ashtu edhe arkën e shtetit, për të përfituar në arkën e tyre! A ka shqiptarë që mund të besojë se me PD të katandisur në një parti familjare mund të ketë të ardhme për ekonominë, biznesin e vogël? A ka shqiptarë sot që të besojë se me këta mund të ketë shans të përmirësohet përkujdesi shëndetësor, apo arsimi?- theksoi Rama.

Duke analizuar qeverisjen 8-vjeçare të kundërshtarit të tij politik, Rama nënëvizoi se Kryeminsitri e ktheu qeverinë e Shqipërisë në një kompani fitimprurëse biznesi ku të gjithë janë bërë të gjithë me toka, ndërkohë që shqiptarët akoma nuk kanë certifikatën e tokës së tyre.

Sot më thanë që Saliu premtonte certifikata toke brenda fundit të këtij viti, kush është ai shqiptar që e ha këtë gënjeshtër, kur ky kishte 8 vjet kohë të jepte certifikatat e tokës. Në këto 8 vjet qeveria u kthyer në kompani biznesi, janë bërë të gjithë me toka, ndërkohë që qytetarët e ndershëm rropaten dhe tokën se kanë ende të tyren. Gjyshi me jelekun antiplumb thotë se do ju japë para në dorë për naftën fidanët, plehun kimik, për TVSH, por a ka shqiptar që mund tja besojë më xhepin e tij Saliut që ka 8 vjet që i gërryen dhe shpon xhepat e shqiptarëve? A ka shqiptarë sot më që mund të besojë se me Partinë Demokratike të katandisur në parti familjare mund të ketë të ardhme për biznesin e vogël, i premtuan se do ja përgjysmonin taksat në 2005, ia kanë trefishuar barrën e taksave, tha kryesocialisti ndërsa premtoi se çdo familje nën qeverisjen e PS-së do të përfitojë certifikatën e tokës, nga sistemi i ri i taksimit dhe nga programi i PS-së për Bujqësinë.
Duke iu referuar kandidatit për deputet Musa Ulqini, Rama e cilësoi si një vlerë të shtuar dhe arsye më tepër që Cërriku të votojë numrin 29, Partinë Socialiste.

Ndërkohë që impresionet e këtij takimi, Rama I ka përcjellë edhe për ndjekësit e tij në twitter.

Kush nuk e ndoqi mos t’i humbase imazhet e mitingut te Cerrikut ne tv apo Facebook! FAN – TA – STI – KE:-) Mirenjohje te gjithve #RILINDJE

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›