E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, debate për përdorimin e administratës

Komisioni Qendror Zgjedhor është përfshirë nga debatet për përdorimin e administratës dhe nxënësve në mitingje.

Pas dorëzimit të kallëzimit penal nga Partia Socialiste në Prokurorinë e Tiranës kryetarja e KQZ -së Lefterie Lleshi ka deklaruar se tashmë është bërë kallëzimi dhe nuk vlen të diskutohet. Ndërkohë që Genc Gjoncaj, përfaqësuesi, i PS ka deklaruar se ky është një problem serioz.

Në komisionin Qendror Zgjedhor është prezantuar gjithashtu edhe raporti i bordit të monitorimit të medias. Radio televizioni Ora News është vlerësuar si një prej mediave më të balancuara në pasqyrimin e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›