Rama: Sështë kohë normale, ti lëmë sherret brenda vetes, nuk ka përjashtime

Edi Rama me nje grup delegatesh dje ne kongresin e PS
Dramat e së shkuarës dhe hatërmbetjet në PS nuk janë arsye për të mos u bashkuar për të ardhmen
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, bëri thirrje dje për të lënë mënjanë sherret brenda së majtës në emër të një projekti që ai e pagëzoi Rilindja shqiptare. Sipas tij, kjo nuk është një kohë normale për Shqipërinë, për shkak të krizës ekonomike. Dramat e së shkuarës brenda familjes së madhe të së majtës apo grindjet dhe hatërmbetjet e së djeshmes në gjirin e Partisë Socialiste, smund të përbëjnë kurrsesi një arsye të mirë për të mos e marrë në dorë të gjithë bashkë të ardhmen dhe për të mos bërë atë që na takon përpara se sa Saliu ta çojë Shqipërinë në humnerën tragjike të një krize financiare. Kjo nuk është një kohë normale për Shqipërinë. Themelet e financave tona publike dhe tërë ngrehina e ekonomisë shqiptare janë në rrezik, tha Rama. Sipas tij, programi ynë është pikërisht vullneti ynë për të marrë lidershipin moral në këtë luftë, duke vendosur veten tonë në dispozicion të plotë të shpresave e të halleve të atdheut të një milion të papunëve dhe duke i lënë mënjanë të gjitha grindjet e sherret për hesape mirëfilli politike. Sot ska vend për to. As brenda partisë. As midis partive. Madje as me kundërshtarin politik, me të cilin kurrë nuk do të na bashkojnë vizioni dhe idetë për Shqipërinë që duam, po asnjëherë mospëlqimi i thellë personal nuk do të na pengojë të dialogojmë në emër të interesit madhor të kombit dhe shtetit që përfaqësojmë.
Rama e ka quajtur programin e ri të forcës së tij politike si një dokument i tri gjeneratave: themeluesve, atyre që ngritën vendin nga gërmadhat e vitit 1997 dhe prurjeve të reja. Në fjalimin e tij në Kongresin e PS-së, Rama foli rreth 80 minuta për përmbajtjen e programit me të cilin opozita do të kërkojë mandatin qeverisës në zgjedhjet e vitit 2013. Ky është një program që do ta quaja të përvojës së madhe e të ideve të reja të shumë njerëzve. Nga ata me eksperiencë të gjatë tek ata me pasion rinor. Ky është programi i të tria gjeneratave të Partisë Socialiste. Është programi i atyre që e themeluan këtë familje politike. Është programi i atyre që e ngritën Shqipërinë nga gërmadhat e vitit 97. Është programi i atyre që u bënë pjesë e kësaj partie në shekullin e ri. Ky është programi i reflektimeve të thella. I vullneteve të bashkuara për ti dhënë shoqërisë një shtysë të re përpara. I kurajës për të rikrijuar vetveten, siç i takon një partie të madhe si organizëm i gjallë që jeton me kohën, u shpreh kreu i PS-së në fjalimin e tij. Ai theksoi se programi që iu paraqit delegatëve për miratim i bën ballë krizës ekonomike dhe keqqeverisjes së vendit.
E treta, e vërteta
Edi Rama foli gjithashtu edhe për akuzat e ardhura nga maxhoranca për bllokimin e integrimit të vendit, por u ndal edhe te zgjedhjet e vitit 2009 dhe ato 2011. Sipas tij, dy herë shumica ia vodhi votat opozitës, por kjo nuk do të ndodhë për herë të tretë. Na keni vjedhur dy herë votat. Një herë natën, dy vjet më parë, dhe një herë ditën për diell në mes të kryeqytetit, në sytë e gjithë botës për turpin e të gjithëve. Po nuk do të ketë një herë të tretë! Dhe e dini pse? Sepse tanimë edhe demokratët e thjeshtë, ata që i kanë dhënë shpirt e zemër Partisë Demokratike, e kanë kuptuar që ju nuk jeni as e djathta shqiptare dhe as një qeveri për Shqipërinë e tyre. Ju jeni vetëm një kastë grabitqare. Dhe si e tillë do të trajtoheni nga populli i majtë e i djathtë, kur hera e tretë të jetë hera e së vërtetës së të gjithë atyre që nën qeverisjen tuaj jetojnë sot shumë më keq se më parë, theksoi Rama.
Liria në PS
Sipas tij, ky është fillimi i një rruge të re për ta ngarkuar PS-në me misionin e shpëtimit të vendit nga kriza ekonomike shpartalluese, siç e quajti Rama. Duke u ndalur te debatet e brendshme, kreu i socialistëve tha se PS-ja nuk vuan sot nga mungesa e lirisë. Sipas tij, as nga mungesa e demokracisë apo debatit brenda saj. Partia Socialiste nuk vuan as nga mungesa e harmonisë mes brezave apo nga mungesa e punës në ekip. Ska dyshim se liria mund të punojë akoma më mirë edhe brenda nesh. Por smund të mos jemi krenarë që kjo është e vetmja parti shqiptare ku liria punon. Le të bashkohemi tërësisht për ti dhënë edhe më shumë cilësi lirisë brenda partisë. Të bësh ngjasime mes Partisë Socialiste dhe kazermës së Saliut në aspektin e lirisë është njësoj si të thuash se trëndafili dhe kaktusi janë e njëjta gjë. E kjo i shkon për shtat kaktusit, jo trëndafilit. Sigurisht, demokracia mund të funksionojë edhe më mirë, edhe brenda nesh. Por smund të mos e themi me kokën lart se kjo është e vetmja parti shqiptare që kryetarin dhe Kongresin e zgjedh me votën e drejtpërdrejtë të gjithë anëtarësisë së saj, theksoi më tej kreu i opozitës. Sipas Ramës, të thuash sot që ska debat të lirë dhe demokraci brenda PS-së, është njësoj sikur të thuash që të mos i besojnë kësaj partie. Lideri i opozitës u ndal gjithashtu edhe te fenomeni i vënë re së fundi, kalimi i votave nga e majta në të djathtë në zgjedhjet e këshillave të qarqeve, pas zgjedhjeve lokale. Sot, Partia Socialiste ka vërtet një problem për të zgjidhur me veten. Dhe për ta zgjidhur pa humbur kohë, me përkushtimin e të gjithëve dhe me përjashtimin e askujt. Ky problem është etika e përfaqësimit në të gjitha nivelet, nga deputetët te kryetarët e partisë, në territore e deri te kryetarët e organizatave. Gjithkush është i lirë të thotë atë që mendon. Po askush ska të drejtë të përdorë mandatin e përfaqësimit në varësi të asaj që përfiton ose nuk përfiton për vete. Është koha e një kthese të fortë etike për një moral të lartë përfaqësimi të interesave të Partisë Socialiste dhe të popullit shqiptar, u shpreh Rama.
Pikat kryesore te Fjalimit te Ramës
.Ky është fillimi i një rruge të re, për ta kthyer programin e ri në një frymë të re besimi te njerëzit e rraskapitur nga ekonomia në krizë. Drejtësia në krizë. Demokracia në krizë. Ky është fillimi i një rruge të re, për ta futur politikën në çdo shtëpi jo me erën e dasive të së shkuarës, po me fuqinë e propozimeve për të ardhmen. Ky është fillimi i një rruge të re për ta ngarkuar Partinë Socialiste me misionin e shpëtimit të vendit nga humnera e një krize ekonomike shpartalluese.
.Partia Socialiste nuk vuan as nga mungesa e harmonisë mes brezave apo nga mungesa e punës në ekip. Ska dyshim se liria mund të punojë akoma më mirë edhe brenda nesh. Por smund të mos jemi krenarë që kjo është e vetmja parti shqiptare ku liria punon. Le të bashkohemi tërësisht për ti dhënë edhe më shumë cilësi lirisë brenda partisë.
.Sot Partia Socialiste e ka vërtet një problem për të zgjidhur me veten. Dhe për ta zgjidhur pa humbur kohë, me përkushtimin e të gjithëve dhe me përjashtimin e askujt. Ky problem është etika e përfaqësimit në të gjitha nivelet, nga deputetët te kryetarët e partisë në territore e deri te kryetarët e organizatave. Gjithkush është i lirë të thotë atë që mendon. Po askush ska të drejtë të përdorë mandatin e përfaqësimit në varësi të asaj që përfiton ose nuk përfiton për vete.
.Ky është një program që do ta quaja të përvojës së madhe e të ideve të reja të shumë njerëzve. Nga ata me eksperiencë të gjatë tek ata me pasion rinor. Ky është programi i të tria gjeneratave të Partisë Socialiste. Është programi i atyre që e themeluan këtë familje politike. Është programi i atyre që e ngritën Shqipërinë nga gërmadhat e vitit 97. Është programi i atyre që u bënë pjesë e kësaj partie në shekullin e ri. Ky është programi i reflektimeve të thella. I vullneteve të bashkuara për ti dhënë shoqërisë një shtysë të re përpara. I kurajës pë