E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Kongresi i PS-së, "Kurban Kongres"

“Kurban Kongres”. Kështu e ka cilësuar kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli kongresin e Partisë Socialiste që zhvilloi punimet ditën e djeshme në Pallatin e Kongreseve.
 

E pyetur nga mediat pas vizitës që zhvilloi në selinë e komunitetit myslimanë për festën e Kurban Bajramit, kryeparlamentarja Topalli  i është përgjigjur në ikje e sipër “Kurban Kongres”, duke bërë kështu edhe një paralelizëm mes tij dhe librit më të fundit të publikuar nga  lideri socialist Edi Rama, “Kurban”.

Gjithashtu kryeparlamentarja Topalli ka uruar edhe të gjithë besimtarët me rastin e festës së Kurban Bajramit.
 

“Gëzuar për shumë vjet Kurban Bajramin. Kjo është një festë e bukur ashtu si edhe dita e sotme dhe bazohet tek sakrifica dhe qëndrimi ndaj sakrificës na bën që ta shohim me optimizën të ardhmen” ka shtuar Topalli.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›