Rama: Shërbime më moderne për qytetarët me përfundimin e godinës së re të DPSHTRR-së

TIRANË, 8 shtator/ATSH/ Godina e re e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) do të sjellë shërbime të përmirësuara për qytetarët.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna për ndërtimin e kësaj godine, që do të krijojë kushte moderne për shërbimin ndaj qytetarëve.
Rama theksoi se po merr formë godina e re e DPSHTRR, një hap tjetër drejt shërbimeve publike më moderne e pranë qytetarëve.
Kjo godinë po ndërtohet në një truall me sip. 1,850 m2, ku objekti do të ketë 5 kate mbi tokë e 2 nën tokë, me 39 vendparkime në garazh, me gjurmë të katit përdhe prej 647 m2, të katit të parë prej 885 m2, katet më lart me sip. 821 m2, në një total sipërfaqe ndërtimi prej 6,105 m2 nga të cilat 3,995 m2 mbi tokë, ku përfshihen edhe dy salla konferencash me kapacitete respektive 28 dhe 65 vende.
Objekti do të ketë një organizim me një atrium të gjelbëruar e sistem ajrimi klimatik, panele fotovoltaike në tarracë për maksimizim eficience energjetike dhe përbërje ekologjike duke i dhënë frymë inovative gjurmëlënëse identitetit urban të kryeqytetit.
1 nga 18/k.s/j.p/