E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pezullohet puna në 23 subjekte në ndërtim, shkelje të rënda të kushteve të sigurisë

TIRANË, 8 shtator/ATSH/ Çdo subjekt që nuk respekton rregullat teknike dhe nuk zbaton ligjin për sigurinë dhe shëndetin në punë, do të përballet me sanksione të menjëhershme ligjore.

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore bëri të ditur sot se drejtoria rajonale Tiranë ka zhvilluar kontrolle intensive gjatë javës që lamë pas në sektorin e ndërtimit.

Gjatë këtyre kontrolleve, në 23 subjekte janë konstatuar shkelje të rënda të kushteve të sigurisë. Për pasojë, është marrë masa e pezullimit të menjëhershëm të punës, deri në plotësimin e kushteve të detyrueshme ligjore për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punonjësve.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, në një reagim në rrjetet sociale thekon se siguria në vendin e punës nuk është çështje zgjedhjeje, por një detyrim ligjor i panegociueshëm.

Gonxhja bëri të ditur se çdo subjekt që nuk respekton rregullat teknike dhe nuk zbaton ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, do të përballet me sanksione të menjëhershme, përfshirë masa të tjera ligjore, pa asnjë tolerancë.

“Mosrespektimi i sigurisë nuk është zgjedhje është shkelje”, deklaroi ministri, duke shtuar se ndërtimi i një kulture pune të sigurt dhe të shëndetshme është përgjegjësi e përbashkët.

Ministria nxit qytetarët dhe punonjësit të raportojnë çdo rast shkeljeje të kushteve të sigurisë, për të garantuar që askush të mos vihet në rrezik gjatë ushtrimit të detyrës.

/j.p//a.f/

1 nga 6

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›