E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Shpallja e zgjedhjeve në Tiranë, nuk ishte një hap fajësimi për Erion Veliajn

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Njësinë 3 në Tiranë, ku po flet për buxhetin 2026.

Por ai u ndal edhe tek kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Sipas kryeministrit, shpallja e zgjedhjeve në Tiranë nuk ishte një hap fajësimi për Erion Veliajn, por për të mirën e qytetarëve.

Rama: Duhet të ishte kryetari i bashkisë këtu. Është për të ardhur keq. Ka shumë gjëra për t’u ardhur keq. Por në fund fare s’ka pse të na vijë keq. Kur Veliaj u mor nga zyra për t’u mbyllur në qeli pa gjyq, atëherë për herë të parë e ngrita zërin sa i përket drejtësisë. Cila do qoftë arsyeja pse drejtësia heton kryetarin e bashkisë, janë të pamjaftueshme si arsye, për sa kohë nuk është kapur në flagrancë duke bërë një krim, apo nuk ka vrarë njeri.

Drejtësia është e pavarur, falë një hapi të jashtëzakonshëm që ka bërë PS për ta bërë drejtësinë të pavarur në Shqipëri. Në të gjitha shkallët ku Veliaj kërkoi kthimin në detyrë, e humbi gjyqin. Dhe kur u rezervuan të gjitha shkallët, ishte koha të mendohej për qytetarët. Kjo ishte edhe arsyeja pse ne morëm rrugën tjetër, atë të zgjedhjeve. Nuk ishte një hap për të fajësuar kryetarin e bashkisë, por një hap i lidhur me faktin që Veliaj ishte në pamundësi për të kryer detyrën. Asnjë qytet nuk mund të qeveriset me delegim apo telekomandë, pavarësisht përpjekjeve që bëmë, nuk ia dolëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›