E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shqipëria do të ketë Institucion Kombëtar të Tumoreve”, Rama: QSUT do të jetë pikë referimi në të gjithë Ballkanin

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në njësinë nr 3,  tha se ka nisur puna për ngritjen e Instituti Kombëtar për Tumoret.

Ai u ndal edhe tek marrëveshjet e nënshkruara me Italinë pas mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive.

Kryeministri deklaroi se me këtë marrëveshje i hapet rrugë edhe partneritetit mes QSUT dhe spitaleve italiane.

Rama: Do ngremë Institucion Kombëtar të Tumoreve, siç e kanë shumë vende të Europës. Kemi nisur punën edhe për këtë. Ishim në Itali, kemi firmosur një sërë marrëveshjes shumë të rëndësishme, dhe një nga pikat që kemi në marrëveshjen kuadër që firmosa me Melonin, është që do ngremë Institucion Kombëtar të Tumoreve strategjik edhe në funksion të shëndetit dhe kjo pikë e i hap rrugë edhe partneritetit strategjik që kemi lancuar përpara dhe që u përfol si shfaqje fushate, për të sjellë në QSUT si partner që do marrë pjesë në procesin e administrimit dhe shkëmbimit të dijes dhe në procesin e vizitave të punës së mjekeve. Me planin që kemi, në fund të këtij mandati, QSUT do jetë një nga spitalet që do jetë pikë referimi në të gjithë Ballkanin.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›