E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Shpreha shqetesimet per zgjedhjet

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Ettore Sequi ka zhvilluar sot një takim me ambasadorët e vendeve të BE-së të akredituar në Tiranë.

Takimi është zhvilluar në zyrën e ambasadorit Sequi për rreth 1.30 minuta dhe në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama.

Në një prononcim për mediat pas takimit, kryesocialisti Rama theksoi se në takim ka informuar ambasadorët për zgjedhjet e 23 Qershorit dhe për situatën ekonomike në vend.

"Ambasadorët u informuan mbi pikëpamjet, shetësimet dhe pritshmëritë tona për zgjedhjet dhe ekonominë”, u shpreh Rama.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›