Rama: Shqipëria 2030 duhet e do të jetë në Bashkimin Europian edhe për një drejtësi të pavarur

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se do të vazhdojë detyrën për të garantuar pavarësinë e drejtësisë nga pushteti politik.
Ai shtoi se do të ngrenë zërin, kur vërejnë abuzime me pavarësinë në dëm të standardeve demokratike.
Rama thekson se Shqipëria 2030 duhet e do të jetë në Bashkimin Europian edhe për një drejtësi të pavarur.
“Nesër përsëri në mëngjes, sy m’sy për një diskutim që duhet të vazhdojë, për detyrën tonë për të garantuar pavarësinë e drejtësisë nga pushteti politik dhe njëkohësisht për të ngritur zërin, kur vërejmë abuzime me pavarësinë në dëm të standardeve demokratike. Shqipëria 2030 duhet e do të jetë në Bashkimin Europian edhe për një drejtësi të pavarur, që garanton standardet demokratike dhe respekton ndarjen kushtetuese të pushteteve”, shkruan Rama. /vizionplus.tv