E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Shqipëria 2030, në oborrin e familjes së bashkuar evropiane

TIRANË, 18 nëntor/ATSH/  Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Shqipëria që ne duam po bëhet hap pas hapi, shkallë pas shkalle. Ne po e ngjisim Shqipërinë në majën e 2030 aty ku gjendet oborri i familjes së bashkuar evropiane dhe ku flamuri ynë kombëtar do të rreshtohet krah për krah flamujve të Evropës për të cilën ëndërruan breza të tërë shqiptarësh”.

Në fjalën e tij teksa prezantoi projekbuxhetin 2025 Rama tha se “rruga është ende përpjetë, por Shqipëria që duam nuk është më një realitet i ëndërruar dhe i padukshëm në horizont, por është një destinacion i prekshëm me sy dhe i arritshëm me edhe më shumë punë nën të vetmen forcë  udhëheqëse të Shqipërisë, e cila quhet Partia Socialiste e Shqipërisë”.

“Partia Socialiste e Shqipërisë ka një virtyt gjithmonë e më të fortë dëgjon, duron, lufton dhe në momentin e duhur ja u kthen të tëra ashtu siç i meritojnë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “buxheti i parë që votuam në këtë sallë ishte pasqyra e një trashëgimie të errët qeverisëse dhe dritarja e një dite të re që nuk kishte zbardhur akoma. Ky buxhet i ri që do të votojmë në këtë fillimjave është pasqyra e një dekade arritjesh domethënëse për Shqipërinë, por është edhe dritarja prej ku shihet shumë qartë rruga drejt destinacioni historik”.

“Për këtë destinacion historik shqiptarët dhe duke përgatitur fjalën po më kujtohej që ua kam thënë gjithmonë drejtpërdrejt,  sinqerisht, mblidheni mendjen se keq dolët këtë herë më keq do dilni herës tjetër, por pranverën e ardhshme do të japin me vendimin e tyre një gjykim që do të jetë më  i miri historik për PS dhe më i merituari historik për këto mbeturina të një kohe që nuk kthehet më kurrë”, tha Rama. /k.s/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›