E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

U dënua për fshehje pasurie, Apeli i Posaçëm: 1 vit shërbim prove për ish-gjyqtarin Ardian Hajdari

TIRANË, 18 nëntor/ATSH/ Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur uljen e dënimit ndaj ish-gjyqtarit të KPA-së Ardian Hajdari, nga gjashtë muaj burg në një vit shërbim prove.

Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Daniela Shirka (anëtare) dhe Florjan Kalaja (anëtar) shpalli vendimin lidhur me ankimimin e të pandehurit Ardian Hajdari.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi prishjen e vendimit të marrë në janar të këtij viti nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe bashkimin e dënimeve në një të vetëm, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Ardian Hajdari me gjashtë muaj burgim.

Por, sipas Kodit Penal,  nenit 59, paragrafi 3 është urdhëruar pezullimi i këtij dënimi me burgim duke e konvertuar në shërbim prove për një periudhë njëvjeçare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›