Rama Shqiperia permbytet Berisha gajaset si kloun

Kreu i opozites fajesoi kryeministrin per permbytjet ne Shkoder Do te thelloje Bunen qe te peshkoje me Jozefinen
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka komentuar dje situaten e rende ne vend dhe ka cilesuar kryeministrin Berisha si shkaktarin e permbytjeve. Duke komentuar seancen e dy diteve me pare ne Parlament Rama e ka cilesuar ate si te turpshme.
Ai ka pohuar se ne nje kohe kur te gjithe shqiptaret prisnin te degjonin te verteten e permbytjeve dhe masat qe do te marre qeveria Parlamenti kthehet ne vendin ku te vjen turp qe je shqiptar dhe sheh sesi shqiptaret perfaqesohen paturpesisht me format me te degjeneruara te komunikimit dhe te perfaqesimit te interesave te tyre.
Ne cilin vend ne kulmin e nje situate kaq te veshtire sa ceshte situata aktuale kryetari i qeverise guxon te kthehet ne nje kloun te gajaset dhe te zgerdhihet duke pergojuar ke ka perpara ne radhet e opozites duke akuzuar e duke shpifur duke sajuar e duke kercenuar duke transformuar ne maskarade te mirefillte nje debat te rendesishem pa llogaritur faktin se cdo debat ne Parlament eshte i rendesishem dhe per cdo debat ne Parlament duhet te kete seriozitet duhet te kete perpjekje per te perfaqesuar interesat e njerezve duhet te kete perpjekje per te folur me njerezit dhe per njerezit. Ne cilin vend mund te ndodhe qe qeveria te reagoje si nje llogore nga ku hidhet vetem balte mbi opoziten.
Ne cilin vend normal Parlamenti eshte shprehja me e shemtuar e mungeses se edukates se mirefillte elementare qytetare - tha dje Rama. Sipas tij te vjen turp te shohesh nje Parlament te tille.
Thene kjo dua te rinenvizoj se nuk ka asnje dyshim se ajo qe ndodh sot eshte rezultat i keqqeverisjes. Nuk ka asnje dyshim se ajo qe ndodh sot do te vazhdoje te ndodhe keq e me keq per sa kohe keqqeverisja do te degradoje dite e per dite.
Nuk ka asnje dyshim se ajo qe ndodh sot eshte rezultat i degradimit te cdo marredhenie mes qeverisjes procesit qeverises dhe procesit te bashkejeteses se njerezve ne kete vend ku gjithcka eshte lene ne meshire te fatit - tha Rama. Ai cilesoi si shkakun kryesor te situates korrupsionin qeveritar dhe pervetesimin e fondeve publike.
Duke bere ironi me premtimet e kryeministrit dhe kryeparlamentares per Shkodren Rama tha se Berisha synon te beje Bunen te lundrueshme me varka qe te shkojne e te vijne bashke me Jozefinen per peshk...