Kapet trafikanti rrembeu e perdhunoi tri vajza

Bashke me tre te tjere akuzohet se izoloi dy motra nga Elbasani dhe nje vajze nga Lezha. I shfrytezoi per prostitucion
Kudusi Oka u ndalua dje me urdher te Prokurorise se Krimeve te Renda ndersa kerkohej prej korrikut
TIRAN- Zyra e hetimit te trafiqeve ne kryeqytet me urdher te Prokurorise per Krime te Renda prangosi Kudusi Oken i kerkuar qe prej korrikut te ketij viti per trafikim te tri femrave dhe perdhunimin e njeres prej tyre. Arrestimi u konfirmua dje per Shekullin nga burime te hetimit qe thane se gjate pasdites se djeshme Oka u mor ne pyetje nga Oficeri i Policise Ludovik Ndoka dhe prokurorja e ceshtjes Elizabeta Imeraj.
Sipas burimeve mesohet se i riu Oka ndodhej ne banesen e familjes se tij ne Tirane ne momentin e arrestimit edhe pse emri i tij prej dates 13 korrik te ketij viti ndodhej ne listen e te kerkuarve. Shpallja ne kerkim policor u krye pas arrestimit te bashkepunetoreve te tij Zylyftar Tare 26 vjec Ilir Saraci 26 vjec dhe Agron Sinani 27 vjec.
Po ashtu bashke me ndalimin e tyre policia e kryeqytetit ne muajin korrik shoqeroi tri vajza qe ishin mbajtur te izoluara nga te pandehurit dhe shfrytezoheshin per prostitucion per 12 dite me radhe.
Dy nga vajzat ishin motra nga Elbasani dhe nje vajze tjeter nga Lezha ishin mashtruar nga te akuzuarit dhe me pas ishin izoluar ne nje banese prane ish-Shkolles se Bashkuar.I arrestuari i djeshem 25 vjecari Oka nuk pranoi te flase per akuzat ndaj tij duke kerkuar nje mbrojtes ligjor. Ndaj tij me kerkese te Prokurorise se Krimeve te Renda gjykata perkatese me 13 korrik te ketij viti ka vendosur masen e sigurise arrest me burg ne mungese.
Ai akuzohej dhe ishte i dyshuar per trafikim te femrave me qellim shfrytezimin per prostitucion marredhenieve seksuale me dhune me te mitura ne nje rast dhe marredhenie seksuale me dhune me te rritura ne dy raste ne bashkepunim.
Nga hetimet ka rezultuar se kater te akuzuarit Zylyftar Tare Ilir Saraci Agron Sinani ne bashkepunim me Kudusi Oken duke perfituar nga gjendja shoqerore dhe jetesa e te demtuarave kane mundur te sigurojne kontrollin mbi levizjen e tyre kontrollin mbi jetesen e tyre mbajtjen ne menyre te izoluar keqtrajtimin fizik seksual dhe psikologjik me qellim krijimin e situates vulnerabel per efekt te shfrytezimit te te demtuarave si prostituta jashte shtetit me qellim perfitimi-thane burime te Prokurorise.
Prinderit denoncuan zhdukjen e vajzave
Arrestimi i Kudusi Okes dhe bashkepunetoreve te tij u krye pas gjetjes dhe kallezimit te tri vajzave nje nga te cilat nga Lezha me inicialet J.U. 20 vjece si dhe dy motrave nga Elbasani me inicialet M.H. 19 vjece dhe R.H. 16 vjece.
Prinderit e tyre kishin depozituar kallezim ne drejtorine e Policise se Elbasanit dhe Lezhes per zhdukjen dhe largimin e femijeve te tyre nga banesat. Pas kerkimeve policia zbuloi vendndodhjen e femrave ne nje banese ne rrugen e Dibres prane ish- Shkolles se Bashkuar.
Ne kete zone vajzat dhunoheshin dhe detyroheshin te ushtronin prostitucion kundrejt shumave te konsiderueshme te parave ndersa kater te akuzuarit iu gjenin klientet. Te arrestuarit nepermjet dhunes fizike dhe psikike kane kryer marredhenie seksuale me vajzat te cilat edhe kane tentuar ti dergonin ne Kosove ku do ti shisnin.
Por nuk kane arritur ti kalojne ne piken kufitare te Morinit ne Kukes dhe Vermices se Prizrenit cka i kane kthyer mbrapsht duke i izoluar ne nje lokal qe ndodhej ne afersi te ish-Shkolles se Bashkuar ne kryeqytet.
Vend zbulimi i tyre dhe me pas arrestimi ka ardhur pas kallezimit te prinderve te 20- vjecares nga Lezha e cila nuk ishte bere e gjalle prej disa diteve duke i lindur dyshimi prinderve per rrembimin e vajzes se tyre. Me pas denoncimi i dyte ka ardhur nga i dashuri i njeres prej dy motrave i cili kishte arritur te komunikonte ne telefon duke mesuar per rrembimin e tyre.
T ARRESTUAR M 13 KORRIK
Zylyftar Tare 26 vjec nga Thumana me banim ne Tirane
Agron Sinani 25 vjec nga Kukesi me banim ne Tirane
Ilir Saraci 26 vjec nga Kukesi me banim ne Tirane
ARRESTUAR DJE
Kudusi Oka i lindur me 1985 ne Kukes dhe banues ne Tirane
3 vajza nga Elbasani dhe Lezha per 12 dite me radhe jane shfrytzuar dhe detyruar te ushtrojne prostitucon me kliente te ndryshem te cilet sipas akuzes siguroheshin nga te arrestuarit.
4 persona akuzon Prokuroria e Krimeve te Renda per rrembimin dhe shfrytezimin per prostitucion te dy motrave 19 dhe 16 vjecare nga Elbasani si dhe te nje vajze tjeter nga qyteti i Lezhes.
Prinderit e vajzave nga Elbasani denoncuan ne komisariatin e ketij qyteti zhdukjen e femijeve te tyre ne rrethana ende te panjohura ndersa kerkimet e policise zbuluan vendndodhjen e vajzave ndersa u arrestuan tre nga kater personat e dyshuar.
Pas deklarimeve te vajzave te demtuara prokuroria e Krimeve te Renda ne baze edhe te referimit te zyres se hetimit te Trafiqeve te Drejtorise se Policise se Tiranes ngriten akuzat e perdhunimit dhe shfrytezimit per prostitucion te vajzave.
Kudusi Oka i kerkuar nga Policia qe prej muajit korrik te ketij viti u ndalua ne banesen e tij nga efektivet e Policise. Menjehere pas ngjarjes prokurorja e ceshtjes kishte leshuar per te nje urdher arresti me disa akuza.