Rama: Shqiperia, vendi i Berishes
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ne vijim te turit te tij paraelektoral eshte ndalur dje ne Bilisht te Qarkut te Korces, ku vuri gishtin mbi oborrin kryeministror, i cili sipas tij, eshte i vetmi grup njerezish qe jetojne nje "Shqiperi qe po ndryshon". "Sali Berisha thote se Shqiperia po ndryshon. Eshte e vertete qe Shqiperia po ndryshon per nje grusht njerezish, te cilet sot jane shume me te pasur, te cilet sot jetojne shume me mire, te cilet sot i kane zgjidhur te gjitha problemet e tyre dhe keta jane njerezit e familjes se Kryeministrit dhe njerezit e oborrit te kryeministrit", akuzoi lideri i Partise Socialiste, njeheresh kandidat i koalicionit "Bashkimi per ndryshim", per postin e kryeministrit ne zgjedhjet e 28 qershorit. Nderkohe qe jashte atij oborri, vijoi ai, jeton nje Shqiperi tjeter, e cila mezi arrin fundin e muajit, e cila sot, 4 vjet me vone, me rrogat e dyfishuara te Sali Berishes, blen dy here me pak se 4 vjet me pare. "Sali Berisha ju genjeu. Ne jemi ketu per t'ju thene, se nderkohe qe ju genjeu, Sali Berisha kerkon qe te jeni edhe te lumtur, sepse mendon qe te gjithe ju, jetoni sic jeton familja e tij, qe ne fakt eshte e vetmja familje realisht perfituese ne keto 4 vjet qeverisje te Sali Berishes", iu drejtua kundershtarit te tij, Edi Rama. Ai tha se socialistet nuk premtojne, por angazhohen solemnisht perpara qytetareve, se pas 28 qershorit, naften do ta kene pa akcize. Duke vijuar me tej fjalen e tij, kryesocialisti theksoi se kater vjet te tjera me Sali Berishen dhe oborrin e tij, do te sjellin me shume papunesi. "Shqiperia nuk mund te vazhdoje me ne kete gjendje varferie dhe papunesie", u shpreh lideri socialist. Duke u ndalur ne nje nga pikat e programit qeverises, Rama vleresoi ekzistencen e dy Shqiperive, nje qe ka mundesi te mjekohet dhe nje tjeter, qe per shkak te varferise nuk merr as sherbimin elementar shendetesor. "Kjo do te ndryshoje, do ngreme sherbim shendetesor universal, qe do t'i sherbeje te gjitheve pavaresisht kontributeve te paguara ose jo, te sigurimeve shendetesore", sqaroi programin socialist qeverises per shendetesine, lideri i Partise Socialiste. Ai theksoi se pas 28 qershorit, do te kete vetem nje Shqiperi: Shqiperia e qytetareve e qytetareve pa dallim, te cilet do te kene prane sherbimin shendetesor kombetar, qe do t'i sherbeje cdo qytetari e qytetareje, qofte i pasur, qofte i varfer, njesoj, me te njejtat kushte dhe me te njejtin dinjitet. Ne fund te takimit, kryetari i selise roze nenvizoi se do te jete Partia Socialiste dhe ekipi i saj i ri qe do te punojne ndryshe me nje vullnet te ri dhe me zgjidhje krejt te reja per kete vend.
KANDIDATET E PS PER QARKUN KORCE
1. Ben Blushi
2. Pandeli Majko
3. Mimi Kodheli
4. Alfred Dalipi
5. Arben Ahmetaj
6. Olta Xhacka
7. Irena Kallco
8. Arben Rroko
9. Demir Agastra
10. Bashkim Hazisllari
11. Tatiana Selenica
12. Ilir Xhakolli
Kryesocialisti: Pse kemi hyre ne kete gare
"Ne kete gare nuk kemi hyre per te fituar thjesht dhe vetem garen elektorale, sic ndodhi me kete oborr kryeministror qe qeveris, por kemi hyre ne kete gare per te ndryshuar vertete Shqiperine." Kjo eshte deklarata e bere diten e djeshme ne Bilisht te Korces, nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, qe eshte kandidati i koalicionit te majte "Bashkimi per ndryshim", per postin e kryeministrit te vendit, ne rast te fitores se zgjedhjeve te 28 qershorit. "Ne kemi ardhur ketu sot, jo sepse ne duam te fitojme, por sepse Shqiperia nuk duhet te humbase", shpjegoi lideri i socialisteve, Edi Rama.
KANDIDATET E PS PER QARKUN KORCE
1. Ben Blushi
2. Pandeli Majko
3. Mimi Kodheli
4. Alfred Dalipi
5. Arben Ahmetaj
6. Olta Xhacka
7. Irena Kallco
8. Arben Rroko
9. Demir Agastra
10. Bashkim Hazisllari
11. Tatiana Selenica
12. Ilir Xhakolli
Kryesocialisti: Pse kemi hyre ne kete gare
"Ne kete gare nuk kemi hyre per te fituar thjesht dhe vetem garen elektorale, sic ndodhi me kete oborr kryeministror qe qeveris, por kemi hyre ne kete gare per te ndryshuar vertete Shqiperine." Kjo eshte deklarata e bere diten e djeshme ne Bilisht te Korces, nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, qe eshte kandidati i koalicionit te majte "Bashkimi per ndryshim", per postin e kryeministrit te vendit, ne rast te fitores se zgjedhjeve te 28 qershorit. "Ne kemi ardhur ketu sot, jo sepse ne duam te fitojme, por sepse Shqiperia nuk duhet te humbase", shpjegoi lideri i socialisteve, Edi Rama.