Pasurite e paluajtshme, ne regjister kompjuterik
Sikunder gjithe shqiptaret jane memorizuar ne kompjuteret e gjendjeve civile, duke krijuar Regjistrin Kombetar ashtu po memorizohen dhe pasurite e tyre, duke krijuar regjistrin fillestar te pasurive te paluajtshme. Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, ka nisur kompjuterizimin e 120 mije titujve te pronesise ne qytetet e medha. Keshtu nuk do te punohet me me dosje e letra pa fund, por me kompjuter, i cili do te tregoj dhe gabimet. Do te nxjerre ne pah mbivendosjet, apo mungesat e dokumentacioneve. Per detajet e ketij projekti flet zv/kryeregjistruesja, Sonila Jazo.
Kur ka nisur regjistrimi fillestar i pasurive te paluajtshme?
Ndertimi i sistemit te pasurive te paluajtshme ka filluar ne vitin 1994, duke vazhduar deri ne vitin 1999. Kryesisht ky proces i ndertimit te sistemit te pasurive te paluajtshme filloi i fokusuar per zonat rurale, pasi nuk kishte deri atehere asnje institucion, qe te mund te mbeshteste regjistrimin e ketyre titujve, te cilet prodhoheshin nga komisione te ndryshme, te cilet funksiononin ne baze te ligjit 7501 dhe me pas, ky proces u shtri dhe ne zonat urbane te qyteteve. Procesi i ndertimit te sistemit te regjistrimit, quhet regjistrim fillestar. Pra, ndertimi i nje regjistri referuar ne harte, i cili ka si princip kryesor qe ne kete regjistrim te perfshihen te gjitha pasurite rurale dhe urbane, te gjitha pasurit publike dhe private, te jete i aksesueshem nga te gjithe perdoruesit e tij, kundrejt kostove te uleta.
Ku ka perfunduar regjistrimi fillestar?
Regjistrimi fillestar ka perfunduar ne 70 deri 80 per qind ne zonat rurale, ne zonat urbane ne 20 per qind, pavaresisht se po kryhet ne 90 per qind te titujve. Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, ka qe ne vitin 2006 qe eshte fokusuar ne fillimin e regjistrimit fillestar per te gjitha zonat urbane te qyteteve, ku ky regjistrim nuk ka perfunduar. Tashme jemi ne procesin e regjistrimit fillestar per 120 mije pasuri te paluajtshme ne zonat e Tiranes, Durresit, Vlores, Fierit, Shkodres dhe jemi ne fazen pergatitore per te filluar punen ne te gjitha zonat urbane te qyteteve te tjera, qe jane nje pjese e vogel e Tiranes, ne Elbasan dhe qytetet e vogla.
Cfare do te sjelle, ky regjistrim?
Ajo cfare kerkohet, ne bashkepunim me te gjitha institucionet qe marrin pjese ne dhenien e titujve te pronesise por dhe nga qytetaret, eshte nje bashkepunim sa me i ngushte me Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, pikerisht gjate ketij procesi. Ka teper rendesi bashkepunimi i qytetareve ne kete proces. Qe te gjithe ata qe disponojne dokumente te pasurive te paluajtshme, qe e afektojne pasurine e tyre, duhet te bashkepunojne gjate ketij procesi me ZRPP-ne. ZRPP do te ndermarre nje fushate te informimit publik, pikerisht duke u fokusuar me prioritet ne zonat ku tashme ka filluar regjistrimi fillestar. Ne perfundim te regjistrimit fillestar, te gjitha keto te dhena do te afishohen ne zona te banuara, publike dhe qytetaret duhet te kene vemendjen maksimale, qe te bashkepunojne me punonjesit e ZRPP-se, ne menyre qe te shmangin te gjitha keqkuptimet, keqinterpretimet e pasurive te tyre, ne menyre qe ne momentin e ligjerimit, pronat e tyre te mos kene me probleme dhe ata te mund te kryejne veprime, ose te perdorin pasurite e tyre pa zvarritje, pa pasur probleme. Bashkepunimi qe kerkohet duhet maksimal, nderkohe qe ZRPP do te ndermarre dhe nje fushate per informimin e publikut.
Sa eshte numri i pasurive te paluajtshme ne zonat rurale, per te cilat duhet te kryhet regjistrimi fillestar?
Jane mbi 500 mije tituj pronesie qe duhet te regjistrohen. Ne proces jane 120 mije, te tjerat do te kryhet gjate tri viteve ne vazhdim. Ndertimi i informacionit behet nepermjet regjistrimit fillestar. Per te lehtesuar punen, ne kemi nisur nje proces qe ka te beje me dixhitalizimin e te dhenave dhe perditesimin e tyre, por perpara kesaj duhet te garantohemi per saktesimin e tyre, ne menyre qe te lehtesohet procesi per klientin qe kerkon te kryej transaksione te ndryshme dhe me aktore te tjere, si bankat, shoqatat e ndertuesve, pushteti vendor, i cili eshte nje nga perdoruesit me te medhenj, pasi i nevojitet ky informacion ne dhenien e sherbimeve te tyre ndaj qytetareve.