E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Shqiptaret drejtohen nga Qeveri e paafte

Kreu i Partisë Socialiste, në një takim me përfaqësues të Partisë së Personave me Aftësi të Kufizuara deklaroi se Qeveria e drejtuar nga Kryeministri Sali Berisha është e verbër ndaj personave të kësaj kategorie në Shqipëri.

"Personat me aftësi të kufizuara duhet të trajtohen me dinjitetin që meritojnë. Nuk do të merret asnjë vendim për këtë kategori pa bërë më parë një konsultim", tha Rama. Kreu i PS-së u shpreh se populli shqiptar sot ndodhet i ulur në karrocë për shkak të një Qeverie të paaftë. "Shqiptarët nuk kanë një udhëheqje që t'i drejtojë andej nga duhet. E konsideroj nder që PPAK ka zgjedhur të jetë pjesë e koalicionit tonë", tha Rama. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›