E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: S’hyjme ne diskutime me PD per KQZ Qamil Xhani

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka hedhur poshte mundesine e nisjes se negociatave me Partine Demokratike per zevendesimin e anetarit te KQZ-se. Ne nje deklarate per mediat, kreu i PD-se u shpreh se PS-ja e ka zgjidhur ceshtjen e anetareve te KQZ-se, ne momentin qe ata jane votuar. “Dua te theksoj se ne asnje rast dhe per asnje arsye, ne nuk do te hyjme ne diskutime per ndryshimin e perberjes se KQZ. Ja pse i bej sot apel kryeministrit qe te kuptoje se duke u ndalur ketu dhe duke mos shkuar me tej, i ben sherbimin e duhur vendit dhe zgjedhesve”, u shpreh Rama. Sipas tij, Kodi Zgjedhor eshte shume i qarte, ne fryme dhe ne germe. Rama u shpreh se KQZ-ja, edhe pse formohet nga propozimet e anetareve te partive politike, funksionon si e pavarur. “KQZ-ja eshte nje institucion qe duhet te administroje zgjedhjet ne menyre krejt te pavarur nga partite dhe cka eshte sot e rendesishme te theksohet eshte se KQZ-ja nuk ka asnje varesi nga Kuvendi i Shqiperise. Kuvendi i Shqiperise nuk ka asnje te drejte mbi KQZ-ne. Kete e sanksionon Kodi Zgjedhor”, u shpreh kreu i PS-se. Rama shtoi se nuk ka asnje vakum ligjor ne funksionimin e LSI-se. “Eshte qartesisht e percaktuar se jane partite ne kuvend qe zgjedhin anetaret e KQZ-se mbi nje formule qe eshte e percaktuar ne kod, por ne momentin kur anetaret e KQZ-se marrin mandatin jane te pavarur nga partite dhe nga kuvendi?! Pra, asnje force politike dhe as vete Kuvendi, sikur te mblidhet i gjithi bashke, nuk ka te drejte te nderhyje ne perberjen dhe ne punen e KQZ-se”, u shpreh kreu i PS-se, Edi Rama. Kryesocialisti ka vijuar me tej, duke u shprehur se ne momentin qe anetari i KQZ-se ben betimin, ai nuk eshte me perfaqesues i partive politike, por eshte sherbetor i Kushtetutes. “LSI nuk ka asnje te drejte mbi anetarin qe e ka propozuar. Anetari i propozuar nga LSI eshte sherbetor i Kushtetutes, i ligjit dhe i zgjedhesve, jo i partise qe e ka zgjedhur. Po keshtu te gjithe te tjeret. Keshtu qe eshte fare e qarte, se cdo shteg i prezumuar si shteg kompromisi, nuk eshte gje tjeter vecse nje shteg per ta shkelur ende me keq Kodin Zgjedhor”, u shpreh Rama. Ne fjalen e tij, kreu i PS-se ka falenderuar dhe deklarata e bera nga BE dhe SHBA per debatin mbi KQZ, duke i cilesuar ato si qendrime qe i japin te dejte opozites. “Mirenjohje Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Evropian per qendrimin e qarte e te prere, ndaj perpjekjes se marre te Saliut per te marre me dhune kontrollin e KQZ. Asnjehere ne keta 8 vjet shkeljesh te perseritura kushtetuese e ligjore nga ana e kryeministrit, deklaratat e partnereve te medhenj te Shqiperise nuk kane qene me te drejtperdrejta”, u shpreh kreu i PS.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›