Rama Sistemi i kontributeve shendetesorei falimentuar

Kryetari i Partisë Socialiste, në qendër të fjalës së tij para
deputetëve socialiste, vuri skemën për kujdesin shëndetësor që do të
sjellë kjo forcë kur të vijë në pushtet, skemë të cilën PS e konsideron
të mirë publike.
"Për ne kujdesi shëndetësor është e mirë publike dhe prandaj jemi të vendosur për ta vënë në shërbim të qytetarit shqiptar. Sistemi aktual i 15 viteve ka treguar se kujdesi shëndetësor nuk ka si qëllim shëndetin e qytetarit. Kontribuesit për sistemin sot janë rreth 500 mijë persona. Shpenzimet për kujdesin shëndetësor vijnë si pagesë xhepi, e atyre që nuk e paguajnë dot se kontribuesit janë të papunë", tha Rama.
Rama theksoi se thelbi i vizionit të PS është që kujdesi shëndetësor për qytetarë të jetë falas për kontribuesit dhe shteti ta blejë këtë kujdes nga ofruesit e shërbimeve.
"1 milion vetë janë të pasiguruar sepse janë të papunë. Ne duhet të sigurojmë kujdesin shëndetësor për këta njerëz, megjithëse janë të papunë dhe e kanë të pamundur të sigurohen.Skema duhet të ndryshojë sërish sepse sistemi i kontributeve ka falimentuar", tha Rama.