E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu Mbikeqyrje parlamentare institucioneve

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka zhvilluar të martën një takim me deputetët, anëtarë të Komisionit Parlamentar të Sigurisë.

Në takimin që ka zgjatur rreth një orë, diplomati amerikan është ndalur në rolin e mbikëqyrjes parlamentare mbi institucionet ushtarake dhe të sigurisë.

“Fokusi i takimit ka qenë roli i mbikëqyrjes parlamentare mbi çështjet ushtarake dhe të sigurisë së vendit. Folëm për parimet bazë meqë si SHBA dhe Shqipëria janë anëtarë të NATO-s, dhe në shumë parime që diskutuam ishin tre më të rëndësishme: E para, çdo anëtar i NATO-s duhet të ndërmarrë angazhim që të ketë një sistem demokratik funksional në bazë të demokracisë së tregut; 2. angazhimi për marrëdhënie të mira me fqinjët dhe i treti, mbikëqyrja civile mbi aktivitetet ushtarake dhe çështjet e sigurisë kombëtare”, tha ambasadori.

Ndërkohë kreu demokrat i Komisionit të Sigurisë, Leonard Demi deklaroi se javën e ardhshme komisioni do të diskutojë prorjektligji për mbikëqyrjen parlamentare, që do të bazohet në eksperiencën e vendeve demokratike.

Ndërsa deputeti Ilir Gjoni, përfaqësuesi i PS-së në Komision, theksoi para medias se në takim u diskutua për rëndësinë e mbikëqyrjes së institucioneve të sigurisë në vend. “U vlerësua bashkëpunimi që atasheu ushtarak dhe gjithë personeli i SHBA i kanë dhënë institucioneve të sigurisë. U theksua si nga ambasadori dhe gjithë anëtarët e komisionit mbikëqyrja e elementëve të sigurisë”, tha Gjoni.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›