Rama: Situata në bashkinë e Tiranës do shihet në vijim, kam kërkuar opinione

TIRANË, 4 shtator /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që të shohë një sërë opinionesh se si duhet trajtuar çështja e Bashkisë së Tiranës, duke qenë se kryetari i saj, Erion Veliaj, ndodhet në paraburgim i akuzuar nga SPAK.
I pyetur në një intervistë televizive nëse Erion Veliaj do të vijojë të jetë kryetar i bashkisë së Tiranës, Rama u shpreh se, kjo mbetet për t’u parë në vijim.
I pyetur nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme në Tiranë apo do pritet derisa gjykata të marrë vendim, Rama tha se, “kam kërkuar që të shoh një sërë opinionesh. Jo një, por disa opinione për të kuptuar se si duhet trajtuar kjo”.
SPAK ka marrë të pandehur kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Ai mbahet në paraburgim prej 10 shkurtit të këtij viti. Veliaj është i akuzuar për “korrupsion pasiv” në të paktën nëntë raste dhe së fundmi iu shtua dhe akuza për fshehje pasurie, akuza të cilat ai i ka kundërshtuar.
Aktualisht është komanduar në krye të bashkisë së Tiranë, Anuela Ristani.
/gj.m/j.p/