Rama Sna jepen listat e zgjedhesve po pergatitet kasaphana elektorale e radhes

Tirane 26 nentor NOA Update - Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka paralajmeruar probleme me zgjedhjet e ardhshme vendore. Ai u shpreh se opozites nuk i eshte dorezuar ende lista e zgjedhesve ne gjithe vendin.
Ne vijim te shqetesimeve te ngritura edhe me pare me seriozitet dhe per seriozitetin e procesit dhe jo per propaganden vazhdon te mbetet teresisht jo transparente dhe plotesisht i dyshimte procesi i formesimit dhe procedimit te Regjistrit Elektronik te listeve te zgjedhesve u shpreh sot Rama.
Ai theksoi se i kane kerkuar sqarime ministrit te Brendshem Lulzim Basha per kete ceshtje Rama shtoi se nga ai kane marre pergjigje se listat mund ti gjejne ne internet.
Ne nuk prisnim pergjigje tjeter por ndoqem rrugen e kontaktit zyrtar sepse nuk e kemi as ne vizionin tone spekulimin me te vertetat dhe faktet dhe morem pergjigjen qe i shkon bash per shtat ministrit te Brendshem materiali na qenka i derguar dhe megjithate mund ta gjejme ate ne internet tha Rama.
Ai u shpreh se Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile nuk ka respektuar afatin per tja dorezuar listen Partise Socialiste. Duke u nisur nga keto te dhena Rama hodhi dyshime se zgjedhjet e ardhshme mund te zhvillohen me probleme dhe per kete akuzoi kryeministrin Sali Berisha duke e akuzuar per pergatitjen e kasaphanes se radhes me zgjedhjet.
a.k/NOA