E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e Pavaresise Krasniqi uron Topallin

Kryetari i Kuvendit te Kosoves dhe njekohesisht edhe ushtryesi i detyres se presidentit Jakup Krasniqi i ka derguar nje telegram urimi kryeparlamentares Jozefina Topalli me rastin e festes se 28 Nentorit.
Kam kenaqesine e vecante qe ne emer te Kuvendit dhe te popullit te Republikes se Kosoves tju uroj Juve dhe qytetareve te Republikes se Shqiperise Diten e Pavaresise - 28 Nentorin thekson Krasniqi.
Sipas tij nentori i sivjetshem shenoi edhe nje ngjarje me rendesi kombetare per shqiptaret liberalizimin e vizave qe beri te mundur levizjen e lire te qytetareve shqiptare ne shtetet e Bashkimit Evropian.
Uroj qe nentori i ardhshem Shqiperine ta gjeje te integruar ne Bashkimin Evropian thuhet ne telegramin e Krasniqit drejtuar kryeparlamentares Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›