E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Sondazhet, shumica e shqiptarëve do të votojnë PS-në në 11 maj

TIRANË, 3 maj/ATSH/ Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë takimit elektoral sot në Gjirokastër deklaroi sot se sondazhi i sondazhistit të presidentit Trump thotë se shumica e shqiptarëve do të votojnë PS-në në zgjedhjet e 11 majit.

Në fjalën e tij gjatë një takimi në Gjirokastër për prezantimin e  arritjeve kyçe për sektorët më të rëndësishëm dhe sfidat e Shqipërisë 2030 në BE, Rama tha se “dua të ndaj disa fakte, të dhëna për situatën e sotme të vendit edhe për qarkun e Gjirokastrës sepse gjatë kësaj periudhe të fundit kam pasur një moment vërtetë të veçantë, e kam thënë edhe në vende të tjera”.

“Kur më thanë që do të dilnin sondazhet e sondazhistit të presidentit Trump që është një personalitet në këtë fushë isha shumë kurioz. Në ato berbehanet e mbrëmjes nuk hyj prej 2009 dhe nuk më mungojnë, nuk shikoj se çfarë humbet dikush që nuk hyn aty dhe me siguri që shikoj kush hyn aty nuk fiton asgjë përkundrazi shpeshherë del çoroditur i dizinformuar, i shkatërruar nga nervat”.

“Mirëpo për të ndjekur sondazhin e sondazhistit të Trump ishte pas mesnate, hyra dhe pashë në youtube disa copëza. Nuk e di, kam mbetur pa fjalë se nuk arrija dot ta imagjinoja që ajo që po dëgjoja ishte reale. Paraqiteshin ato grafikët  me gjetjet e anketimit dhe bëheshin komente ne studion përkatëse. paraqitej grafiku për drejtimin e vendit.Është një nga pyetjet më të rëndësishme në një anketim nëse vendi po ecën në drejtimin e duhur apo në drejtimin e  gabuar dhe përgjithësisht është vërtetë jo shumë e zakonshme që shumica sidomos në kohërat ku kalojmë unë ndjek edhe vende të tjera, ndjek sondazhe në vende të tjera më shumë jo thjesht kurioz, por i interesuar  që shumica thotë që vendi po ecën në drejtimin e  duhur”, nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “aty shumica mendon që vendi po ecën në drejtimin e duhur. Kthej bisedën në studio e fillojnë analistët në mënyrë më të habitshme, më të tronditëse për mua interpretimi i tyre ishte që populli është i sëmurë se është e pabesueshme të mendoj shumica që  këtu gjërat ecin ën drejtimin e duhur”.

Pastaj, bijoi Rama,  vijmë tek grafiku tjetër shumica mendonte që do të votonte PS-në.

“Aty situata u bë më e rëndë, aty në berbehane dhe komenti ishte populli është çmendur. Përfundimisht ose sondazhi është çmendur ose populli dhe i bënin pyetje sondazhistit, nuk e di se çfarë ka menduar me siguri nuk ka menduar mirë për pyetjet që i vinin nga studioja nga berbehania në Shqipëri”, theksoi Rama.

Më tej, tha Rama, kalohej në një pikë tjetër kush mendoni se do fitojë.

“Edhe aty ishin edhe një shumicë më e madhe që votonin ne që thoshin do fitojë PS. Aty  përshkallëzua analiza. Epo atëherë ky popull është i shitur, Rama i ka blerë të tërë edhe njëri më i zgjuar se të tjerët tha shikoni këtu vëlla kam përshtypjen që duhet të jetë një situatë që ne nuk e arrijmë dot ta prekim deri në fund se sa e rëndë është se këtu jetojmë me sa duhet në një vend ku kanë frikë njerëzit të thonë se çfarë mendojnë dhe nga frika mendojnë që vendi ecën në drejtimin e duhur mbështesim PS-në”, theksoi Rama.

Rama u shpreh se “mirëpo gjëja më interesante për mua ishte si nuk shtronte asnjëri pyetjen mos vallë unë që jam këtu për të komentuar jam gabim, mos vallë shumica e popullit ka të drejtë, mos vallë ka diçka këtu që unë se di, që unë se shikoj, se kuptoj, mos vallë unë dhe kolegët e mi në këtë rrjetin e berbehaneve që hyjmë edhe dalim netëve dhe pastaj jetojmë gjithë ditën me llafet e njëri-tjetrit në të vërtetë jemi të shkëputur nga Shqipëria reale”.

Absolutisht, tha Rama, asnjë lloj reflektimi në këtë drejtim.

“Një gjë e pabesueshme shkëputje totale midis çfarë mendojnë shqiptarët dhe çfarë i thuhet çdo natë dhe paska qenë vërtetë një popull i jashtëzakonshëm nga pikëpamja e instinktit politik. Paska qenë vërtetë njësh si popull në kapacitetin për ta kuptuar dhe për ta ndjekur politikën pa u manipuluar dhe pa u çorientuar nga një kënetë që kur e imagjinoja që është për natë e përditë hyn nëpër ekrane nuk merr vesh i pari të dytin, dëgjon vetëm gjëra që janë në rastin ëmë mirë gjysmë të vërteta që sic thotë një fjalë e mençur janë edhe gënjeshtrat më të mëdha dhe pastaj hyn në portale e një çmenduri tjetër, shkon nëpër ato socialet një luftë atje bam e bum”, tha Rama.

/k.s/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›