E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Spahiu kërkoi ti bëja deputete 3 femra. Më tha të arrestonim Berishën, donte ta bënte martir

edi rama(E PERDITESUAR)- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka pasur një sqarim të gjatë për rreth gjysmë ore në emisionin Opinion rreth incidentit të tij në Vjenë me nëpunësin e ambasadës shqiptare atje, Egin Ceka. Rama shpjegoi, herë me batuta, herë seriozisht, atë që ai e quajti bezdisje politike të nëpunësit.

Personi që aty u shfaq si një provokator i nivelit më të ulët, duke shkelur etikën, jo të një diplomati, por etikën e një qytetari, duke u afruar dhe derdhur një lumë fjalësh të padenja. Fjalë fyese jashtë çdo lloj kornize të aktivitetit të tij si përfaqësues i diplomacisë shqiptare, tha Rama për Cekën.

Kryesocialisti tha se nuk ka pasur asgjë për tu shënuar në sjelljen time, përveçse kërkesa ime, e përsëritur disa herë, që ai të largohet, pasi vuri në pozitë të gjithë njerëzit e pranishëm aty.

Marrja gjatë me incidentin e Vjenës, në të vërtetë ishte një arritje e qëllimit të Berishës për të nxjerrë Ramën para një komisioni hetimor për këtë çështje. Detyrën e Kadillit në këtë rast duket se e bëri Fevziu.

Rama ka shpjeguar edhe negociatat me Kreshnik Spahiun, duke thënë se ai i ka kërkuar pesë deputetë në listë, duke i paraqitur si figura. Rama tha se mes tyre ishin edhe tri femra.

Rama tha se Kreshnik Spahiu i kishte kërkuar që të arrestonin Berishën brenda 100 ditësh nga qeverisja.

Kjo do të thotë që ta shpallim edhe martir Saliun tani, tha Rama.

Rama tha se nuk është e vërtetë ajo që LSI do të ketë 3- 4 deputetë të saj në listat e PS.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›