E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harrojeni Lek Plepin si fenomen në rrjetet sociale, tani është koha e Nard Ndokës

nard ndoka

Rrjetet sociale ndonjëherë tregohen të pamëshirshme.

Kur në SHBA plasi humori për aktorin Chuck Norris, ai i ndje keq, por sa më keq të ndjehesh, aq më shumë i bën dëm vetes sepse tallja do thellohet.

E kështu Chuck Norris e pranoi me të qeshur se ishte bërë objekt batutash.

Pak kohë më vonë në Shqipëri, një personazh u shfaq krejt papritur. Një këngëtar riosh, i quajt Lek Plepi, u bë epiqendra e batutave në rrjet.

Por krejt papritur, në rrjetë ka rënë Nard Ndoka, kreu i demokristianëve, për të cilin janë ngritur disa faqe në rrjetet sociale, me batuta në emër të tij.

Duket se si frymëzim ka shërbyer emisioni i Top Channel, Pop Channel.

Ja disa nga batutat pikante, të vendosura në gojën e Nard Ndokës.

-Uji i nxehtë është më i nxehtë se uji i ftohtë.

-1000- lekëshi është i barabartë me dy 500- lekësha.

-Në verë bëhet vapë.

-Nuk është mirë kur je keq.

-Gjërat duhet ti shikojmë në dy këndvështrime, në këndvështrimin e parë dhe në këndvështrimin e dytë.

-Ai që është i varfër, nuk është i pasur.

-Dortmund- Real del 1, X ose 2

-Nuk ka duhanpirës që nuk e pi cigaren.

-Erion Braçe është i shkurtër sepse ai nuk është i gjatë.

-Kur pi shumë alkool, bëhesh tapë.

-Kujdes! Kur mbyll sytë, nuk shikon.

-Dritat e gjata janë më të gjata se dritat e shkurtra.

-Kush fiton gjysmëfinalen, kalon në finale.

-Pirja e cigares shkurton cigaren.

-Njerëzit që festojnë më shumë ditëlindje, jetojnë më shumë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›