E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Strehimi i përballueshëm, politikë e re për të rinjtë dhe punonjësit

TIRANË, 14 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria po përgatit një politikë të re të strehimit të përballueshëm për të rinjtë, ushtarakët, punonjësit e sigurisë, të cilët nuk mund të blejnë shtëpi me çmimet ekzistuese.

“Ka një krizë të madhe sa i përket sigurimit të strehimit për familjet dhe individët që jetojnë me pagë”, tha Rama.

Sipas tij, strehimi i përballueshëm për këto grupe do të jetë një nga politikat kryesore që do të ndërmerret në funksion të sigurimit të aksesit në banim.

Kryeministri shtoi se është e rëndësishme të merret parasysh se Shqipëria nuk është vendi i vetëm që përballet me këtë problem.

“Në të gjithë Europën ka një krizë të madhe s ai përket sigurimit të strehimit për njerëz që jetojnë me paga dhe është e rëndësishme të kihet parasysh se edhe për këtë politikë është dashur kohë të krijohen mundësit. Sot ekonomia po përgjigjet pozitivisht si pasojë e reformave që kemi marrë,” tha ai.

Rama nënvizoi gjithashtu se për të ndërtuar këtë politikë është dashur kohë për të krijuar mundësitë e nevojshme dhe tani qeveria është e gatshme ta zbatojë atë në praktikë.

/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›