Rama: Sulmet ndaj Topit, dëshmi e krizës së thellë
“Argumentet e përdorura ndaj Presidentit në sulmin e fundit janë dëshmi për krizën organike të pushtetit që buron nga grabitjet dhe që nuk mund të rrijë në këmbë pa pushtuar gjithcka. Kjo qeveri është më qartë në sytë e shqiptarëve problem kryesor që duhet zgjidhur”, u shpreh Rama.
Gjatë komunikimit të përjavshëm me gazetarë, Rama tha se kriza ekonomike e vendit po thellohet çdo ditë e më shumë. Hapësira parlamentare nuk ka asnjë minimum etik dhe për më tepër ky buxhet i rishikuar, i padiskutuar nen për nen si asnjë herë tjetër në historinë e Parlamentit Shqiptar, është tërësisht i pamjaftueshëm si masë për të përballuar krizën. Kriza e ka vënë poshtë vendin dhe ka ikur shumë përpara, ndërkohë që qeveria përpiqet ta ndjeke nga pas duke u munduar ta fshehë për masat e marra. Ky rishikim buxheti është pranimi më kuptimplotë i ekzistencës së një krize që ka prekur ekonominë shqiptare”, theksoi Rama.