Rama: Sulmet ndaj institucioneve tregojnë frikën e qeverisë

Rama theksoi se të gjitha veprimet e fundit, përfshirë edhe ngritjen e komisionit hetimor për ngjarjet e 21 janarit, janë pjesë një plani makabër për të imponuar sistemin e dhunës dhe të frikës.
“Dhuna ndaj institucioneve përmes barbarizmit antikushtetues po kërcënon shembjen e plotë të një shteti të dobësuar përmes goditjes së përsëritur të institucioneve kushtetuese”, deklaroi ndër të tjera z. Rama në konferencën e fundit për shtyp.
Ai u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të mos lejojnë që veprimet e fundit të kthejnë vendin në periudhën e errët të partisë-shtet. Rama theksoi se opozita është gjithmonë e gatshme për dialog, por pa shkelur liritë thelbësore të qytetarëve.
I pyetur nga gazetarët, Rama komentoi edhe kërcënimet kundër tij, të publikuara së fundmi nga Prokuroria. "Këto kërcënime janë gjëja e fundit që më angazhojnë në këtë mori zhvillimesh që po ndodhin në vend", theksoi në fund të deklaratës së tij kreu i opozitës shqiptare. /Start/
2011-01-30 13:46