E Diel, 1 Nëntor 2026

“Birrë, gozhdë, sapun” nga teatri “Migjeni” në TK

Shfaqja sjell një histori me temë sociale dhe aktuale të njerëzve që përballen me vështirësitë e një Shqipërie në tranzicion. Në të interpretojnë aktorët e teatrit “Migjeni”, Frederik Fistani, Agron Dizdari, Enver Hyseni, Rita Gjeka, Jozef Shiroka, Simon Shkreli, Brikena Sinanaj, Besmir Halitaj, Arbion Rexhepi.

Ngjarjet e tragjikomedisë zhvillohen brënda 24 orëve në shtëpinë e një qyteze e cila shërben si klub, dyqan dhe pikë takimesh për të mbeturit në qytezë, ku një i huaj që vjen aty, zgjon vëmendjen dhe ëndrrat e të gjithëve. Historia merr kthesë kur e zonja e shtëpisë bie në dashuri me të huajin. Dashuria e tyre zbulohet shpejt dhe njëri prej banorëve të qytezëz e vret të huajin, e bashkë me të edhe ëndrrat e të tjerëve.

Në këtë pjesë Çapaliku nuk vjen vetëm si autor e regjisor, por edhe si skenograf me një konceptim të skenës me dy kate në të cilat luhet ngjarja.

“Birrë, gozhdë, sapun” e ka shfaqur premierën e saj në 26 nëntor të 2010-ës në Teatrin “Migjeni” në Shkodër, për të udhëtuar drejt Gjilanit, ku u shfaq pak ditë më parë në Festivalin e Dramës Kombëtare.

                                                                                             2011-01-30 14:43
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›