Rama: T shkarkohet prefekti i Tirans

Duke e cilesuar si te papergjegjshme deklaraten e prefektit Kruja dhe sulm politik te pushtetit qendror ndaj bashkise se Tiranes, Rama theksoi se auditimi per fondin e vacante nga prefekti eshte i pambeshtetur ne ligj dhe cenon rende parimet e Kushtetutes qe kane te bejne me decentralizimin dhe autonomine vendore e sanksionuar kjo dhe nga Karta Europiane e Autonomise Vendore.
Duke e akuzuar prefektin per mungese pervoje ne fushen vendore, per shkak dhe te kohes se shkurter ne drejtimin e ketij institucioni, Rama shprehet se disa nocione te perdorura nga prefekti, persa i perket ushtrimit te funksionit te tij, i perkasin kuadrit te kaluar ligjor dhe nuk jane me ne fuqi.
Ne leter thuhet se Urdhri i ministrit te Financave i dates 03.05 2010 eshte keqinterpretuar pasi struktura e auditit te brendshem duhej te dergonte brenda afatit te percaktuar te dhenat ne lidhje me perdorimin e fondit te vecante nga vete institucioni i prefektit. Duke iu referuar pikes 36 ne nenin 3 te ligjit per menaxhimin e sistemit buxhetor percaktohet se Auditi i Brendshem eshte nje veprimtari e pavarur brenda njesise se qeverisjes se pergjithshme, cka verteton se prefekti nuk ka asnje kompetence kontrolli per fondin e vecante te bashksie se Tiranes dhe Auditi i kerkuar prej tij eshte i paligjshem.