E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përnaska: Bashkia e Tiranës tre vjet pa kryetar

Deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska, u shpreh sot se kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka tre vite që ka braktisur këtë institucion, duke mos u marr me problemet e qytetarëve.
Ajo shtoi se fotot e çastit pranë eskavatorëve nuk i gënjejnë dot qytetarët e Tiranës. "Ka tre vjet që z.Rama e ka braktisur detyrën e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Praktikisht qyteti i Tiranes nuk ka Kryetar Bashkie. Në këto tre vite qytetarët e Tiranës e kanë parë z. Rama të merret me gjithçka tjetër por jo me problemet me të cilat ballafaqohen çdo ditë qytetarët e Tiranës. Një foto e çastit e z. Rama pranë një kanali apo eskavatori, siç ka qejf të dalë ai, nuk i gënjen dot qytetarët e Tiranës. Kryetari i bashkisë e ka bojkotuar tërësisht qytetin", u shpreh ajo.

Sipas saj, "qytetaret e Tiranes e kanë parë z. Rama në trin e tij parazgjedhor "Dialog me Shqipërinë", në turin e tij pas zgjedhor për të qëndruar si kryetar i Partisë Socialiste, duke organizuar protesta, greva urie, duke bllokuar akse rrugësh. Qytetaret e Tiranës e kanë parë z. Rama të lobojë kundër liberalizimit të vizave dhe integrimit të Shqipërisë por nuk e kanë parë atë ti shërbejë atyre si Kryetar Bashkie".

Në fund të deklaratës, Përnaska nënvizoi se edhe një komunë e vogël ka nevojë për një kryetar bashkie dhe aq më shumë Tirana që ka 700 mijë banorë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›