Tradita e festave tek arbereshet e Italise - Bisede me albanologen italiane Giovanna Nanci

DW Cilat jane festat kryesore te vitit te cilat kremtohen nga arbreshet e Italise
Nanci Njesoj si zakonat kalabreze dhe italiane shumica e kremtimeve tek arbereshet perputhen me kalendarin fetar pra festat me te rendesishme nder arbereshet jane Krishtlindjet dhe Pashket. Dhe menyra sesi festohen ato eshte shume e ngjashme ndersa tradita arbereshe dallohet thellesisht nga zakonet kalabreze per kremtimin e te vdekurve dhe per festen e Karnevalit. Pastaj vijne festa te tjera te perbashketa me traditen italiane sic jane festat patronale sic quhen kur behen ceremoni religjioze dhe aktivitete zbavitese neper katundet zakonisht gjate veres kur shtepite e mbyllura gjate vitit gjallerohen prape me njerezit te migruar qe kthehen te vizitojne familjen. Zakonisht vera eshte stina e preferuar edhe per te organizuar dasmat te cilat kthehen shpeshhere ne feste per te gjithe komunitetin.
DW Dita e Veres per shembull eshte nje feste pagane me origjine te lashte ajo eshte feste arbereshe e trasheguar kryesisht ne jug te Shqiperise dhe festohet me 14 mars. A gjejne ende vend festat e tilla ne kalendarin e kremtave tek arbereshet
Nanci Po ka edhe katunde ku ruhet kjo tradite. Pranvera e arberesheve e quajne dhe kjo feste krijon nje atmosfere shume te kendshme ne katund sepse grupet folkloristike mblidhen ne shesh dhe realizojne shfaqjet e tyre neper rruget e katundit me muzike tradicionale me vallet me kenget e vjetra... i gjithe katundi merr pjese ne festimet dhe njerezit dalin ne rruge dhe shtrojne para shtepive sofra te vogla plot me ushqime tradicionale qe ende i pergatisin grate e katundeve per tu ofruar ndonje gje per te pire e per te ngrene atyre qe kalojne neper katund duke vallezuar dhe duke kenduar me veshjet e tyre te bukura tradicionale qe admirohen nga te gjithe.
DW Sa dallon menyra e festimit te gezimeve personale e familjare sic jane psh. dasmat nga menyra e festimit nga italianetapo kane ngjashmeri me te madhe me menyren e festimit ne Kosove apo Shqiperi
Nanci Sipas pervojes sime italianet e jugut dhe shqiptaret kane shume ngjashmeri per sa u perket elementeve etno-psikologjike ne thelb na bashkon temperamenti mesdhetar qe na ben te jemi gazmore plot gjalleri dhe pasion dhe ky karakter del ne pah fuqimisht gjate festave kur njerezit duan te kenaqen me miqte dhe me familjen duke ndare me shoqerine gezimet personale dhe familjare. Gjate festave mbizoteron atmosfera e gjalle dhe e kendshme muzika dhe vallezimet humori dhe shakate... brezat e ndryshme takohen dhe festojne bashke duke mbajtur zakone dhe doke tradicionale por edhe duke sjelle inovacion dhe modernitet.
DW Po kur flitet per festat fetare
Nanci Mua si italiane me duket interesante menyra sesi arbereshet perkujtojne te vdekurit dy here ne vit sipas kalendarin liturgjik bizantin. Nje here ne diten e shtune para se dieles se pare te Karnevalit dhe heren tjeter te shtunen para Pendekostes. Dita e te vdekurve quhet E shtuna e Shpirtrave ose Psikosabaton sipas tradites greke. Ne kete dite komuniteti ndjen shume fort lidhjen me te vdekurit. Sipas besimit ne kete periudhe te vitit te vdekurit kthehen ne jete dhe rrine me te gjallet tete dite atehere te afermit u ofrojne nje sofer te pasur duke sjelle mbi varrezat ushqime te ndryshme dhe shishe vere. Pas tete diteve te vdekurit kthehen ne boten e tyre. Ne vecanti sipas tradites pergatitet dicka tradicionale qe quhet PANAGJIJA dmth. grure i perveluar ne shenje te rilindjes dhe te jetes se re dhe kjo gjelle u ofrohet te vobekteve te katundit. Kjo eshte nje tradite krejt e vecante qe arbereshet ne Itali ende e ruajne me perkushtim. - Nje tradite tjeter shume e posacme te arbereshet eshte kremtimi i dites se martes pas Pashkeve. Thuhet se ne kete dite arbereshet kujtojne fitoren e Skenderbeut mbi turqit qe bie perafersisht ne te njejten periudhe me 27 prill 1467. Per ta kremtuar kete ngjarje historike qe ka fituar edhe permasa mitike ne psikologjine e tyre arbereshet lozin valle neper katundet e tyre qe mbushen me vizitore te huaj. Pra grupe folkloristike vallezojne dhe kendojne kenget tradicionale dhe keshtu theksojne me krenari historine e tyre rrenjet e tyre identitetin e tyre. Ne kete shfaqje nuk ka ngjashmeri me traditen kalabreze.
DW Giovanna ti je njohese e mire e te dy kulturave asaj italiane dhe shqiptare. Po te bejme nje krahasim me Italiane sipas mendimit tuaj a jane shqiptaret nje komb qe i japin rendesine e duhur kremtimit te festave
Nanci Po une kam pershtypjen se shqiptaret perfitojne nga rastet e festave per te kaluar momente te kendshme me familjen me shoqerine me fisin. Shqiptaret u japin rendesine kremtimeve te festave sepse keto jane momentet kur ruajtja e disa traditave mban gjalle identitetin e tyre pasi populli shqiptar eshte i shperndare ne kombe te huaja te botes dhe duhet te veproje cdo dite kunder asimilimit dhe humbjes se vecorive tradicionale. Kremtimi i disa festave per shembull ka luajtur nje rol te rendesishem tek arbereshet e Italise sepse ne kete menyre traditat e lashta qe permendin rrenjet e thella te ketyre njerezve u transmetojne brezave te reja duke mbartur me vete elemente gjuhesore gastronomike folkloristike dhe kulturore te vecanta qe u japin arberesheve nje vend te posacem ne mozaikun e identiteteve te ndryshme qe bashkohen ne trojet tona.
Autor Esat Ahmeti
Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora