E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Të majtë e të djathtë, me zemrën bashkë dhe mendjen e ndarë për Shqipërinë në Europë

TIRANË, 5 prill/ATSH/ Kryeministri, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama i bëri apel sot sërish qytetarëve shqiptarë të votojnë Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit  për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.

Rama ndau në rrjetet sociale simbolin e dorës, e zgjedhur nga Partia Socialiste për të treguar renditjen në vendin e pestë në listën e subjekteve politike që garojnë për zgjedhjet e 11 majit.

Kryeministri përveç socialistëve u bë apel edhe demokratëve të votojnë së bashku për Shqipërinë Europë.

“Të majtë e të djathtë, me zemrën bashkë dhe mendjen e ndarë për Shqipërinë në Europë, e kurrë më në gropë”, shkruan Rama.

/k.s//a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›